MINISTRAT E JASHTËM TË G7-ës DO TË DËNOJNË BASHKËPUNIMIN USHTARAK RUSI-KORE E VERIUT.

Kapri, Itali | Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të G7 synojnë të dënojnë me termat më të fortë zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut.
Kjo është parashikuar nga agjencia e shtypit “Kyodo”, e cila citon një burim diplomatik në funksion të takimit të ministrave të jashtëm të G7-ës, të planifikuar në Kapri (Capri) nga sot deri më 19 prill.
Sipas burimit, dënimi figuron në një draft të deklaratës së përbashkët që do të dalë në fund të takimit ministror.
Në dokument, ministrat do t'i kërkojnë Koresë së Veriut që menjëherë t'i japë fund furnizimit me raketa balistike për Rusinë, dhe do të riafirmojnë mbështetje të fortë për Ukrainën, tha burimi.
Deklarata duhet të përfshijë gjithashtu kritika ndaj Iranit për rritje të rrezikshme të tensioneve rajonale dhe për furnizimin me armë dhe materiale lufte për aktorët pro-iranianë në rajon.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






