MILANO: GAZETARI KLAUS DAVI U SULMUA PARA NJË QENDRE ISLAMIKE | AUTORITETET E DENONCUAN SI AKT ANTISEMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 22, 2024
- 1 min read
Milano, Itali | Gazetari Klaus Davi u sulmua me fyerje, u pështy dhe u kërcënua verbalisht para qendrës islame në Viale Jenner, në Milano, të premten.
Këtë e dëshmon një video e publikuar nga vetë eksperti i masmedias në profilin e tij në YouTube.
“Ju jeni vrasës. Vrisni fëmijë, vrisni gra dhe pleq. Largohu ose do të të ndodhë diçka e keqe.” Këto janë disa fjalë që iu drejtuan atij.
“Solidaritet me gazetarin Klaus Davi për episodin e patolerueshëm të antisemitizmit, viktimë e të cilit ai ishte në Milano”, komentoi faktin në një shënim nënsekretari italian i Shtetit Alessandro Morelli.
“Në Itali nuk mund të ketë hapësirë për format e racizmit dhe intolerancës që gjejnë vendin e tyre në shumë grupe islamike - vijon senatori i subjektit politik Lidhja (Lega) - dhe do të punoj menjëherë, me autoritetet përkatëse, për të siguruar marrjen e masave për atë që ndodhi.
Sipas nënsekretarit, politikat e së majtës nuk ndihmojnë në luftimin e situatave të ngjashme, sepse, e majta ngërthen për të drejtat majtas dhe djathtas - thotë ai - ndërsa mbeten të verbër ndaj mijëra grave të detyruara të veshin ferexhe dhe burka ose të ndaluara të mësojnë italisht edhe në Milanon e përparuar”, përfundoi z. Morelli.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






























Comments