top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARKEOLOGËT PRETENDOJNË SE KANË ZGJIDHUR MISTERIN E STOUNHEINXHIT (STONEHENGE).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 12, 2024
  • 2 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Se si erdhi saktësisht ky konfigurim i çuditshëm është një enigmë që studiuesit janë përpjekur ta zgjidhin për qindra vjet.

 

Një ekip arkeologësh ka avancuar përgjigje të rëndësishme për Stounheinxhin (Stonehenge) që janë diskutuar për 4500 vjet, falë një zbulimi të ri.

 

Formimi masiv i gurit ka qenë një burim misteresh për shekuj. Stounheinxh është një strukturë megalitike parahistorike në rrafshinën Sallisbërit (Salisbury), në Uilltshaiër (Wiltshire) që shumë turistë dynden për t'i hedhur një sy çdo vit.

 

Çdo shkëmb peshon rreth 20 tonë dhe ka një lartësi mesatare prej shtatë metrash. Por se si erdhi saktësisht ky konfigurim i çuditshëm ka qenë një enigmë që studiuesit janë përpjekur ta zgjidhin për qindra vjet.

 

Pika e kthesës në kërkimin e përgjigjeve erdhi nga një pjesë e harruar e Stounheinxhit (Stonehenge) që ishte grushtuar gjatë punës restauruese në vitet 1950.

 

Bërthama e vogël e një shkëmbi ishte ruajtur në Florida për dekada pas përfundimit të punës, por tani është kthyer në Angli.

 

Kjo i dha mundësinë një ekipi, i cili financohet nga Akademia Britanike, të studionte gurin dhe përbërjen e tij kimike.

 

Ata zbuluan se gurët e lashtë kishin një përbërje të ngjashme, që do të thotë se ata ka të ngjarë të kenë një origjinë të përbashkët.

 

Për të konfirmuar këtë, ekipi i studiuesve analizoi gurë të tjerë nga vende të largëta si Norfoullku (Norfolk) dhe Devon-i.

 

Megjithatë, zbulimi nuk u bë derisa ata vendosën të bënin një provë në bërthamën që do ta shkatërronte atë.

 

Si rezultat, ekipi ishte në gjendje të përcaktonte se guri përputhej kimikisht me gurë të tjerë të gjetur në Uest Uds (West Woods), në jug të Marlborou (Marlborough), i cili është 40 minuta me makinë nga vendi ku ndodhet Stounheinxh (Stonehenge).

 

Znj. Sjuzn Grinei (Susan Greaney), historiane në Inglish Heriteixh (English Heritage), tha: “Të jesh në gjendje të identifikosh zonën që ndërtuesit e Stounheinxhit (Stonehenge) përdorën për të marrë materialet e tyre rreth 2500 para Krishtit është vërtet emocionuese.

 

Tani mund të fillojmë të kuptojmë rrugën që ata mund të kenë marrë dhe të shtojmë një pjesë tjetër në enigmë.

 

Ndërkohë, profesori Deivid Nesh (David Nash), i Universitetit të Braitounit (Brighton), i cili udhëhoqi ekipin në zbulimin, shtoi: “Ishte vërtet emocionuese të përdorim mjetet shkencore të disponueshme për ne në shekullin 21 për të kuptuar të kaluarën neolitike dhe më në fund për t'iu përgjigjur një pyetjeje që nga arkeologët diskutohet prej shekujsh”.

 

Zbulimi ka hedhur dritë të re mbi misterin që ka rrethuar prej kohësh Stounheinxhin (Stonehenge) dhe shkencëtarët shpresojnë se do t'i lejojë ata të fillojnë të bashkojnë pjesët rreth mënyrës se si është krijuar monumenti.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page