top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MERI SHEHU DENONCOI SE NË RINI U PËRPOQËN TA RRËMBENIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 18, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Znj. Meri Shehu denoncoi një fakt tronditës, në një emision televiziv.

Ajo tha: “Kur Shqipëria ishte në vitet e tranzicionit, desh kam rënë viktimë rrëmbimi. Isha studente, shoqërova një shoqen, që do kalonte kufirin për në Gjirokastër. Ajo iku, tha a do vish dhe ti të kalosh kufirin; thash do kthehem të vazhdoj studimet. Unë marr autobusin që shkonte deri në Fier. Duhet të shkoja në Elbasan të universiteti. Aty po kërkoja një autobus, pash disa burra që rrotulloheshin, thash këtu diçka nuk po shkon. Thash po marr një taksi, hipa një taksi, aty hipi dhe një burrë i moshuar, thash të lutëm më co në Elbasan. Sa bën 3-4 kilometra, një ta ndaluar, hapën dyert, dhe më tërhoqën me zor. Dy tre meshkuj më futën me forcë në një makinë tjetër. Me çojnë drejt një pylli, para meje ishin një makinë me ushtarakë, që po futeshin në atë zonë. Ata e panë skenën, por u dëgjua që kur këta njerëz ndaluan makinën. Më goditën me grusht në turinj, ata bërtitën lëshoje. Kam shpëtuar nga ushtarët dhe jam kthyer në Elbasan. Më lanë në një çezmë, lava hundët e gjakosura, sa herë më del gjak nga hundët më kujtohet kjo gjë.

Kjo histori personale tragjike lidhet edhe me fatin e mijëra e mijëra vajzave shqiptare, që ranë viktima të rrëmbimeve nga agjentura shqiptare e krimit ordiner, rrëmbime që u shoqëruan me përdhunime solo dhe në grup, me trafikimin dhe me shitjen e tyre në tregjet europiane të prostitucionit, në mbarë Europën dhe më gjerë, ku u shfrytëzuan për vite të tëra dhe u më pas u lanë rrugëve, në ato rrugë ku humbën rininë dhe veten e tyre.

Kështu u krijua në Shqipëri një pjesë e mirë e shtresës së parë shoqërore të kapitalistëve, të atyre që sot njihen rëndom si biznismenë, të cilët, ishin dhe mbeten kokë e këmbë të lidhur me pushtetin politik në Shqipëri.

Dosja penale e rrëmbimeve të mijëra e mijëra vajzave shqiptare është dosja më e zezë dhe më e turpshme e Drejtësisë Penale në Shqipëri.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page