MEDIA: MBRETI KARL (CHARLES) III KËRCËNON SE DO T'I NDËRPRESË FONDET VËLLAIT TË TIJ | SKANDALI EPSTEIN E LA VËLLAIN E MBRETIT PA PARA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 1, 2024
- 1 min read
Londër, Britani e Madhe | Pllakë e re për vëllain e mbretit Karl (Charles) III, princin Endrju (Andrew), pas fotove që tregojnë një Lozhë Mbretërore Windsor në degradim, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe madhërisë së Tij që synon të shkurtojë fondet, nëse nuk pranon të transferohet në një vendbanim tjetër.
Siç shkruajnë mediat britanike, princi, i cili nuk ka më detyra zyrtare pasi u detyrua të japë dorëheqjen për shkak të skandalit të z. Xhefri Epstein (Jeffrey Epstein), ndan vilën me 30 dhoma të vlerësuara 30 milionë paund me ish-bashkëshorten e tij Sarën, Dukeshën e Jorkut.
Princi Endrju nuk do të ishte në gjendje të përballonte 400000 paund që kërkohen çdo vit për të mirëmbajtur rezidencën.
Pamjet tregojnë pamjen e jashtme me suva të dëmtuar në copa, në vende të ndryshme, dhe mungesën e rinovimit të kërkuar nga kontrata.
Mbreti thuhet se ka kërcënuar se do të ndërpresë fondet e tij nëse duka vazhdon të refuzojë të largohet nga Royal Lodge për në shtëpinë e tij të re, në Frogmore Cottage.
“Nëse ai refuzon të largohet brenda një periudhe të arsyeshme kohore, atëherë mbreti mund të detyrohet të rivlerësojë të gjithë paketën e mbështetjes që ofron.
Dukës do t'i kërkohet të financojë pjesën e luanit: ai do të përballojë shpenzimet e sigurisë, akomodimit dhe stilit të jetesës, i cili, duke pasur parasysh shumat e përfshira, ka shumë pak gjasa të jetë i mundur në afat të gjatë”, tha një burim për entin mediatik britanik Taims (Times).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































