top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ME NDËRMJETËSIMIN E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS QEVERIA E BJELLORUSISË LIROI NGA BURGJET 123 TË BURGOSUR POLITIKË (PËRFSHIRË LAUREATIN E ÇMIMIT NOBEL ALES BIALIATSKI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 2 min read
ree

Minsk, Bjellorusi | Regjimi bjellorus ka liruar 123 të burgosur, përfshirë udhëheqësen e opozitës Maria Kolesnikova dhe fituesin e Çmimit Nobel për Paqen, Ales Bialiatski.


Mediat shtetërore raportuan lajmin, i cili, lajmi u pohua nga grupet e veprimtarëve të të drejtave të njeriut.


Një i dërguar i ShBA-ës kishte thënë më parë se Uashingtoni do të hiqte sanksionet ndaj kaliumit bjellorus.


Pesë qytetarë ukrainas janë midis 123 personave të liruar nga autoritetet bjelloruse”, tha Presidenti Volodimir Zelenski, duke vlerësuar përpjekjet e përbashkëta me Shtetet e Bashkuara.


Falë rolit aktiv të Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunimit të agjencive tona të inteligjencës, rreth njëqind persona janë liruar, përfshirë pesë ukrainas”, tha Presidenti Zelenski në Telegram, siç raportohet nga mediat ukrainase.


Në të njëjtën kohë, ai udhëzoi shërbimet që të maksimizojnë përpjekjet nga pala ruse në mënyrë që lirimi i të burgosurve të luftës ukrainas të mund të bëhet deri në vitin e ri.


Bjellorusia ka liruar gjithashtu udhëheqësin e opozitës Viktor Babariko në një hap të madh për të liruar të burgosurit politikë”, tha organizata e të drejtave të njeriut “Viasna”.


Viktor Babariko është i lirë”, tha organizata në një postim në rrjetet sociale virtuale, pas konfirmimit se udhëheqësja e protestës Maria Kolesnikova dhe laureati i Çmimit Nobel Ales Bialiatski ishin liruar gjithashtu sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga ShBA-ës.


Z. Babariko ishte një sfidues kryesor e Presidentit Bjellorusi Aleksandër (Alexander) Lukashenko përpara se të burgosej përpara zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat, u denoncuan gjerësisht si të manipuluara nga grupet e të drejtave të njeriut dhe vëzhguesit e pavarur, duke shkaktuar protesta masive në të gjithë vendin, i cili, është aleat i ngushtë i Rusisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page