top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBROJTJA CIVILE E GAZËS: 72 VETA TË VRARË DHE 174 TË PLAGOSUR (SOT).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 12 hours ago
  • 2 min read

Gazë | Mbrojtja civile e Gazës tha se forcat izraelite vranë 72 veta sot.


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza të udhëhequr nga Hamasi, Ushtria e Izraelit (IDF) ka vrarë 72 palestinezë dhe ka plagosur 174 të tjerë në 24 orët e fundit.


Të paktën 18 palestinezë u vranë pasi një sulm me dron izraelit shënjestroi një njësi policore të Hamasit që përpiqej të merrte kontrollin e një tregu në qytetin qendror të Rripit të Gazës, Deir al-Balah”, i thanë entit mediatik “BBC” një mjek dhe dëshmitarë okularë.


Dronët izraelitë qëlluan drejt anëtarëve të një force policore të Hamasit, të veshur me rroba civile dhe me maska, të cilët, po ngacmonin shitësit që i akuzonin për rritje çmimesh dhe shitje mallrash të vjedhura nga kamionët e ndihmave.


Ministria e Brendshme e udhëhequr nga Hamasi e dënoi sulmin, duke akuzuar Izraelin për kryerjen e një krimi të ri kundër një njësie policore të ngarkuar me ruajtjen e rendit publik.


Një dëshmitar okular i tha entit mediatik “BBC” se përleshjet shpërthyen dje pasi policia u përlesh me shitësit, të cilët, më pas nxorën armët e tyre dhe një burrë kishte një kallashnikov, sipas dëshmitarit.


Banorët vendas raportuan se dronët izraelitë më pas qëlluan dy raketa.


Pamjet video të incidentit tregonin trupa të shpërndarë në tokë dhe blerës të panikuar që bërtisnin ndërsa ambulancat nxituan për të trajtuar të plagosurit.


Një mjek në Spitalin Al-Aqsa në Deir al-Balah i tha entit mediatik “BBC” se 18 trupa ishin dërguar në morg.


Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ndonjë oficer policie u vra.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page