MBRETËRIA E SPANJËS | 17 VETA MBETËN TË VDEKUR NË NJË UDHËTIM MIGRATOR NË DET TË HAPUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Shtatëmbëdhjetë migrantë vdiqën gjatë kalimit drejt Ishujve Balearik, pasi qëndruan në det për 15 ditë në një anije që ishte nisur me 19 persona në bord”.
Kështu raportuan autoritetet spanjolle bazuar në dëshmitë e dy të mbijetuarve të shpëtuar nga “Maritime Rescue”.
Sipas rrëfimeve të të mbijetuarve, anija ishte nisur me 19 persona në bord nga brigjet e Afrikës së Veriut dhe mbeti në det për dy javë, gjatë të cilave 17 nga pasagjerët e saj vdiqën, përpara se të mbërrinin ekipet e shpëtimit.
Sipas Delegacionit Qeveritar të arkipelagut të Mesdheut, shpëtimi u zhvillua rreth orës 3:00 të mëngjesit të kaluar, kur një anije patrullimi vuri re një anije të vogël 12.6 milje në jugperëndim të Majorkës me vetëm dy persona gjallë.
Të dy me origjinë nga Magrebi, u transferuan në Spitalin Son Espases në Palma de Majorka me simptoma të dehidrimit të rëndë dhe kequshqyerjes.
Pas dëshmisë së tyre, “Maritime Rescue” dërgoi një helikopter për të kërkuar zonën ku u gjet anija dhe lëshoi një paralajmërim për marinarët që të kërkonin çdo të mbijetuar ose viktimë të anijes së mbytur.
Në një operacion të dytë në agim të sotëm, rreth orës 5:15 të mëngjesit, anijet e “Maritime Rescue” shpëtuan gjithashtu një anije të dytë me 15 emigrantë me origjinë nga Magrebi në bord, afërsisht 30 milje në juglindje të Ibizës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






