MBRETËRIA E SPANJËS | 40 MIJË VETA DO TË DUHET TË EVAKUOHEN OSE TË IZOLOHEN SI PASOJË E ZJARREVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Një total prej 40 mijë vetash janë detyruar të evakuohen ose të qëndrojnë të izoluar për shkak të zjarreve në rajonin e Madridit”.
Kështu tha prefekti rajonal, Fransisko (Francisco) Martin Aguirre, duke e përshkruar situatën si shumë të komplikuar për shkak të "erërave të forta.
Parashikimet tregojnë se era do të vazhdojë dhe se, si pasojë, zjarri mund të vazhdojë të përhapet deri në mbrëmjen e sotme, paralajmëroi ai në një konferencë për shtyp, duke shtuar se nuk përjashtohen evakuime dhe izolime të mëtejshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments