top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HASHIM THAÇIT IU REDUKTUAN AVOKATËT | FAMILJARËT NUK KANË PARA TË PAGUAJNË KOSTOT E MBROJTJES PENALE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jan 30, 2024
2 min read

Prishtinë, Shqipëri | Në një prononcim për mediat e Republikës së Kosovës, z. Idriz Thaçi (vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi), bëri me dije se kontrata me kompaninë ligjore “Greenberg Legal Associates”, nuk është shpënë më tutje për vitin 2024 për shkak të vështirësive financiare në mbulimin e kostos së të gjithë avokatëve të angazhuar si pjesë e mbrojtjes së z. Hashim Thaçi.

Z. Idriz Thaçi u shpreh se avokat kryesor i ish-presidentit Thaçi, do të jetë avokati Luka Misetiç (Misetic), i cili do të jetë në koordinim të plotë edhe me avokatët e tjerë ndihmës.

Në pamundësi për ta mbuluar koston për të gjithë avokatët e angazhuar deri në fund të vitit të kaluar, për shkak të vështirësive financiare jemi detyruar ta reduktojmë ekipin dhe tani avokat kryesor i z. Thaçi është z. Luka Misetiç (Misetic), i cili do të jetë në koordinim të plotë edhe me avokatët e tjerë ndihmës. Z. Kehoe ka qenë i informuar lidhur me vështirësitë në mbulimin e kostos së shërbimeve të ekipit të tij, dhe për mosvazhdimin e kontratës në vitin 2024. Ne e falenderojmë z. Kehoe dhe ekipin e tij për angazhimin e deritashëm dhe për punën e mirë që e kanë bërë në mbrojtjen e z. Thaçi. Po ashtu, besojmë se ekipi aktual do ta vazhdojë me përkushtim të plotë mbrojtjen dinjitoze ligjore dhe në fund të këtij procesi do të dëshmohet pastërtia dhe e vërteta e luftës së UÇK-së”, deklaroi vëllai i ish-presidentit Thaçi, Idriz Thaçi.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page