MBRETËRIA E DANIMARKËS: NJË SULM NDAJ GROENLANDËS DO TË ISHTE FUNDI I NATO-s.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 2 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) po kërcënon të aneksojë Groenlandën, dhe këtë herë, Evropa po dridhet.
Sulmi në Venezuelë është ende i freskët, ende duke bërë bujë në media, por presidenti amerikan nuk është i kënaqur.
Ai po e ripërsërit historinë e sigurisë kombëtare, duke denoncuar praninë e anijeve kineze dhe ruse rreth ishullit të akullit të përjetshëm dhe paaftësinë e Danimarkës për ta mbrojtur atë.
Me sa duket, atij nuk i intereson që është anëtare e NATO-s.
Kjo është arsyeja pse Evropa po dridhet; nëse Presidenti Tramp (Tramp) kalon nga fjalët në veprime, Aleanca Atlantike do të bëhet një kujtim romantik.
Kryeministrja daneze Mette Fredriksen foli qartë, shumë më qartë se zakonisht.
“Ne presim qartë që të gjithë, dhe veçanërisht aleatët tanë, të respektojnë kufijtë ekzistues kombëtarë; nuk do të pranojmë një situatë në të cilën ne dhe Groenlanda kërcënohemi në këtë mënyrë”, tha ajo në një intervistë televizive, ndërsa hodhi poshtë gjithashtu pretendimin se siguria e Groenlandës nuk merret seriozisht.
“Gjithashtu dua ta bëj të qartë se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin të sulmojnë ushtarakisht një vend tjetër të NATO-s, atëherë gjithçka ka mbaruar, përfshirë NATO-n dhe për këtë arsye sigurinë që është garantuar që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, tha ajo.
Është mjellma e zezë që asnjë qeveri e Botës së Vjetër nuk dëshiron ta marrë në konsideratë, momenti vendimtar që do të shënonte fillimin e vërtetë të një rendi (ç)rregulli të ri global.
Edhe ata që belbëzuan për ndërhyrjen në Venezuelë, me largimin e Maduros, u është dashur të marrin një qëndrim kur bëhet fjalë për Groenlandën.
Ky është rasti me Kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer).
“Danimarka është aleati ynë i ngushtë në Evropë, një aleat i NATO-s, dhe është shumë e rëndësishme që e ardhmja e Groenlandës të vendoset vetëm nga Mbretëria e Danimarkës dhe vetë Groenlanda. Ose nga Bashkimi Evropian”, tha ai.
Ishulli i akullt, i banuar nga më pak se 60000 banorë, është një territor autonom me parlamentin dhe qeverinë e vet lokale, megjithëse formalisht mbetet pjesë e Danimarkës, nga e cila, merr subvencione bujare.
Edhe pse forcat politike vendore kanë diskutuar për pavarësi të mundshme prej vitesh, dhe Kopenhageni ka miratuar ligje për të lejuar ndarjen përmes një referendumi, hapi nuk është ndërmarrë ende, pikërisht sepse është e paqartë se si Groenlanda mund t'ia dalë mbanë vetë (balancimi i shfrytëzimit të depozitave të metaleve të rralla, të vendosura në zona të paarritshme, me mbrojtjen e një mjedisi të brishtë nuk do të ishte një detyrë e lehtë).
Banorët e Groenlandës janë të ngopur duke qenë në qendër të mosmarrëveshjes.
“Mjaft më”, tha me nxitim kryeministri Jens Frederik Nielsen, i zgjedhur rishtas prillin e kaluar (domethënë, pasi kriza e shkaktuar nga Presidenti Tramp (Trump) kishte shpërthyer tashmë).
“Mjaft me presion. Mjaft me insinuata. Mjaft me fantazitë e aneksimit. Jemi të hapur për dialog. Jemi të hapur për diskutim. Por kjo duhet të ndodhë përmes kanaleve të duhura dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, shkroi ai në rrjetin social virtual “Facebook”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments