top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BELGJIKËS | SULM ME THIKË NË PROTESTËN KURDE NË ANTVERP; 6 TË PLAGOSUR + 4 TË ARRESTUAR; 2 NË GJENDJE KRITIKE PËR JETËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 22
  • 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Gjashtë veta u plagosën në një sulm me thikë gjatë një demonstrate kurde në Antverp.


Kështu raportoi stacioni radiofonik belg “RTBF”.


Të gjitha viktimat u dërguan në spital dhe dy prej tyre janë aktualisht në gjendje kritike”, tha një zëdhënës i policisë.


Katër të dyshuar janë arrestuar.


Nga hetimet penale paraprake kumtohet se ata ishin infiltruar në turmën e protestuesve.


Një hetim i plotë është duke u zhvilluar, përfshirë kërkimin e provave. Motivi i sulmit mbetet i paqartë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page