top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BELGJIKËS: PROKURORIA NISI HETIMET PENALE PARAPRAKE NDAJ DY USHTRËVE IZRAELITË TË KONSIDERUAR SI TË PËRFSHIRË NË KRIME KUNDËR NJERËZIMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 21
  • 1 min read
ree

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Policia belge ka ndaluar dhe marrë në pyetje dy ushtarë izraelitë të dyshuar për krime lufte në Gaza.


Operacioni, sipas agjencisë belge, u nis pas një ankese të paraqitur nga Fondacioni Hind Rajab dhe Rrjeti Global i Veprimit Ligjor (GLAN).


Dy ushtarët u ndaluan në festivalin Tomorrowland në provincën e Antverpit dhe u liruan pas marrjes në pyetje.


Zyra e prokurorit belg konfirmoi hapjen e një hetimi penal, duke specifikuar se dy burrat ka shumë të ngjarë t'i përkasin Brigadës Givati të ushtrisë izraelite dhe shfaqën flamurin e njësisë së tyre në festival.


Akuzat kundër tyre përfshijnë krime lufte, gjenocid, sulme kundër civilëve, torturë dhe zhvendosje të detyruar në Rripin e Gazës.


Zyra e prokurorit shpjegoi se ishte në gjendje të vazhdonte falë një dispozite të re, Nenit 14/10 të Kodit të Procedurës Penale, në fuqi që nga prilli i vitit 2024, i cili, i lejon sistemit belg të drejtësisë të hetojë krimet ndërkombëtare të kryera jashtë vendit sipas Konventave të Gjenevës dhe Konventës së OKB-së kundër Torturës.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page