top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | INTELIGJENCA ARRESTOI NJË QYTETAR GREK; AKUZOHET SI SPIUN I IRANIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read
MBRETËRIA E BASHKUAR | INTELIGJENCA ARRESTOI NJË QYTETAR GREK; AKUZOHET SI SPIUN I IRANIT; NDIQTE GAZETARIN E NJË ENTI MEDIATIK DISIDENT ME QEVERINË E AJATOLLAHËVE.

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Huaj strukturat përgjegjëse të Inteligjencës arrestuan:

1- Një qytetar grek, i lindur në Gjeorgji, me moshë 46 vjeç, banues në Mynih; ai akuzohet për spiunazh në favor të Iranit.


Ai akuzohet se ka ndjekur një gazetar që ishte kritik ndaj regjimit iranian, duke fotografuar shtëpi dhe makina.


Ai udhëtoi për në Britani në emër të një agjencie të huaj inteligjence për të spiunuar një gazetar kritik ndaj regjimit iranian”, pretendon Prokuroria.


Prokurori Li (Lee) Ingham pretendon se ai vizitoi adresat e lidhura me gazetarin ndërsa ndodhej në Britani, duke fotografuar dhe filmuar shtëpitë dhe targat e makinave.


Në vizitën e tij të dytë, ai instaloi një kamerë sekrete të fshehur në një çorape që ishte e aftë të dërgonte të dhëna te individë të panjohur jashtë vendit”, tha prokurori Ingham gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën e Magjistraturës së Uestminstërit (Westminster) në Londrën qendrore.


Ai akuzohet se ka ndihmuar shërbimin e inteligjencës së huaj, kur shënjestroi gazetarin, i cili punon për entin mediatik disident me seli në Londër, “Iran International”, një media në gjuhën persiane, e cila është kritike ndaj qeverisë islamike të Ajatollahëve.


Ai dyshohet se ka udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar nga 16 deri më 21 prill dhe nga 12 deri më 14 maj.


Sipas asaj që dihet deri më tani rreth identitetit të tij, ai ka lindur në Gjeorgji dhe jeton në Mynih, ndërsa në të kaluarën ka jetuar në Ksanthi.


Ai nuk e pranon akuzën, por u la në paraburgim deri në paraqitjen e tij të radhës në gjykatë më 19 qershor, kur do të paraqitet para Gjykatës së Kurorës së Londrës Qendrore.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page