MBRETËRIA E BASHKUAR | TRE MOTRA U GJETËN TË VDEKURA NË PLAZHIN E BRAJTONIT (BRIGHTON).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Brajton, Mbretëria e Bashkuar | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Tre motra u gjetën të vdekura në plazh.
Familja e tre motrave të gjetura të vdekura në plazhin e Brajtonit (Brighton) tha se ato ishin gra të qeta që nuk pinin dhe as nuk shkonin në klube.
Të afërmit e znjsh. Xhein (Jane) Antedoro, me moshë 36 vjeçe, znjsh. Kristina Uolltërs (Christina Walters), me moshë 32 vjeçe, dhe znjsh. Rebeka Uolltërs (Rebecca Walters), me moshë 31 vjeçe, thanë se të treja ishin të pandashme pasi u identifikuan zyrtarisht në fillim të javës.
Në një intervistë me entin mediatik “Times”, të afërmit thanë se ende po përpiqeshin të kuptonin pse motrat udhëtuan për në Brajton atë mëngjes.
“Duhet të flasim për ta sqaruar të gjithë këtë situatë”, tha tezja e tyre, Adjiki Antetoru (Antetorou).
“Këto vajza nuk pinin alkool dhe as duhan. Ato nuk shkonin kurrë në klube. Ato as nuk kishin rrjete sociale. Ato ishin e gjithë bota e babait të tyre. Nuk po spekulojmë, por vajzat ishin plotësisht të lumtura në javët dhe muajt para se të ndodhte kjo dhe ishte diçka krejtësisht e papritur.
Motrat më të ngushta dhe shoqet më të mira që bënin gjithçka së bashku. Ato ishin vajza të lumtura. Ato kishin lënë shtëpinë e babait të tyre dy vjet më parë, por shkëmbenin mesazhe të paktën dy herë në ditë”, tha ajo.
Tre motrat u gjetën të vdekura në Bllek Rok Biç (Black Rock Beach), pranë Brajton (Brighton) Marina-s, të mërkurën e kaluar.
Policia gjurmoi apartamentin e tyre në Juksbrixh (Uxbridge).
Policia e Suseksit (Sussex) njoftoi se nuk ka prova që sugjerojnë përfshirjen e një pale të tretë ose aktivitet kriminal.
Halla e tyre tha se familja është shqetësuar nga spekulimet që kur u botua një pamje e gjeneruar nga inteligjenca artificiale.
“Ne thjesht donim që inteligjenca artificiale t'i bashkonte fotot dhe t'i bënte të treja të dukeshin bukur së bashku. Gjëja më shqetësuese për ne janë teoritë e konspiracionit. Kemi dëgjuar njerëz që thonë se ishte një sulm racist, vrasje ose se po festonin në një klub. E gjithë kjo është e gabuar”, tha ajo.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments