MBRETËRIA E BASHKUAR | STATUJA E ÇËRÇILLIT NË LONDËR U BË OBJEKT SULMI VANDAL (MBI TË U SHKRUA: KRIMINEL LUFTE SIONIST).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 27
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Statuja e Uinston Çërçillit (Winston Churchill) në Sheshin e Parlamentit, në zemër të Londrës, u dëmtua gjatë natës me një grafit të kuq që e etiketonte burrështetasin britanik si kriminel lufte sionist.
Më shumë grafite janë shfaqur në skulpturën prej bronzi, duke iu referuar sloganeve pro-palestineze si “Lironi Palestinën” dhe “Ndaloni Gjenocidin”.
Monumenti, gati katër metra i lartë dhe i përuruar në vitin 1973, është rrethuar për të lejuar operacionet e pastrimit.
Kjo nuk është hera e parë që vepra e famshme e Aivër Rabrt-Xhonsit (Ivor Roberts-Jones) është vënë në shënjestër të protestuesve.
Në muajin qershor të vitit 2020, gjatë protestave “Black Lives Matter”, ajo u dëmtua me akuza për racizëm, ndërsa disa muaj më vonë, një eko-aktivist nga “Extinction Rebellion” u urdhërua të paguante dëmshpërblim për akte të ngjashme gjatë një demonstrate.
Vitin e kaluar, qeveria e moderuar laburiste e udhëhequr nga Kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) prezantoi një masë që e bënte krim ngjitjen në statujën e Sër Uinston Çërçillit (Sir Winston Churchill), kryeministrit që fitoi fitoren ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, në një goditje që preku edhe monumente të tjera të rëndësishme të dedikuara për të rënët e luftës dhe veteranët, siç është Kenotafi në Uaitholl (Whitehall) dhe Memoriali i Artilerisë Mbretërore në Haid (Hyde) Park.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments