MBRETËRIA E BASHKUAR | MINISTRIA E MBROJTJES NJOFTOI SE AEROPLANMBAJTËSJA “HMS PRINCE OF WALES” ËSHTË NË FAZË TË AVANCUAR PËRGATITJEJE PËR VENDOSJE TË MUNDSHME NË LINDJEN E MESME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se aeroplanmbajtësja “HMS Prince of Wales”, një nga dy aeroplanmbajtëset kryesore të Britanisë së Madhe, është vendosur në gatishmëri të avancuar për një vendosje të mundshme në Lindjen e Mesme.
“Që nga janari, ne kemi forcuar praninë ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar në Lindjen e Mesme dhe tashmë kemi vendosur kapacitete për të mbrojtur popullin britanik dhe aleatët tanë në rajon, duke përfshirë 'Typhoon'-ë, avionë luftarakë F-35-së, sisteme mbrojtjeje ajrore dhe 400 persona shtesë në Qipro.
Që nga fillimi i sulmeve, ne kemi pasur avionë luftarakë britanikë në ajër për të rrëzuar dronë dhe kemi dërguar mjete shtesë në rajon për të forcuar më tej mbrojtjen tonë ajrore, duke përfshirë 'Typhoon'-ë shtesë dhe helikopterë 'Wildcat'-të të pajisur me raketa anti-dronë.
'HMS Prince of Wales' ka qenë gjithmonë në gatishmëri të lartë dhe ne po rrisim gatishmërinë e aeroplanmbajtëses, duke zvogëluar kohën që duhet për t'u nisur për çdo operacion”, tha një zëdhënës - i cituar nga media britanike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments