top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | 4 VETA U ARRESTUAN NË LONDËR PËR SPIUNAZH PRO-IRANIT; 6 VETA TË TJERË U ARRESTUAN PËR NDIHMË DHE NXITJE PËR TË KRYER SPIUNAZH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 11 hours ago
  • 2 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Katër burra janë arrestuar në Londër me akuzën e bashkëpunimit me inteligjencën iraniane për të spiunuar objektiva dhe personalitete të lidhura me komunitetin hebraik në kryeqytetin britanik.


Sipas Policisë Metropolitane, të dyshuarit - një shtetas iranian dhe tre shtetas të dyfishtë britaniko-iranianë - u arrestuan në tre adresa të ndryshme në Londër.


Gjashtë burra të tjerë u arrestuan me dyshimin për ndihmë dhe nxitje”, shtoi Skatllnd Jardi (Scotland Yard).


Një burrë 40-vjeçar dhe një burrë 55-vjeçar u arrestuan në dy adresa në lagjen Barnet, një 52-vjeçar në Uatford (Watford) dhe një 22-vjeçar në Harou (Harrow).


Gjashtë burrat e arrestuar për ndihmë dhe nxitje, të moshës 29, 39, 42 dhe 49 vjeç, dhe dy 20-vjeçarë, u arrestuan gjithashtu në Harou (Harrow), në atë që duket të jetë një operacion në shkallë të gjerë i kryer nga njësia e Policisë së Londrës për Kundër Terrorizmit dhe Kundër Inteligjencës, që ka të ngjarë të ngrejë shqetësim publik në Mbretërinë e Bashkuar, duke pasur parasysh tensionet e larta që rrethojnë luftën në Lindjen e Mesme.


Ky është një hetim i gjatë i përqendruar në punën tonë të vazhdueshme për të luftuar aktivitetin keqdashës aty ku dyshojmë”, tha znj. Helen Flanagan, drejtuese e Antiterrorizmit.


Ne e kuptojmë që publiku mund të jetë i shqetësuar, veçanërisht komuniteti hebre, dhe si gjithmonë, ju kërkojmë të qëndroni vigjilentë dhe, nëse shihni ose dëgjoni diçka të dyshimtë, ta raportoni atë në polici”, shtoi znj. Flanagan.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page