top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI ENDI BËRNEM (ANDY BURNHAM): JAM GATI TA KRITIKOJ HAPUR PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PËR TË MBROJTUR INTERESIN KOMBËTAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 53 minutes ago
  • 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Kryeministri i ri Endi Bërnem (Andy Burnham), është i përgatitur të kritikojë hapur presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) nëse është e nevojshme për të mbrojtur interesat kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.


Ai e tha këtë në një intervistë me entin mediatik vendor “Bbc” (Qendra Britanike e Tejçimit); e para që nga marrja e detyrës si kryeministër.


Në intervistën që do të transmetohet e plotë nesër, kryeministri Bërnem (Burnham) tha se pati një shkëmbim fillestar pozitiv me presidentin amerikan, duke e përshkruar si vërtet të përzemërt.


Kur u pyet dy herë për besimin e tij tek presidenti amerikan, ai shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë.


Është një botë në ndryshim dhe duhet t'i vlerësosh gjërat ndërsa zhvillohen.


Nuk mund të them se nuk do të mbaj kurrë një qëndrim të ndryshëm nga i tiji, ose se nuk do të më duhet të shpreh një mendim të ndryshëm kur mendoj se është e drejtë për Britaninë”, tha ai.


I pyetur nëse do të ishte i gatshëm ta kritikonte botërisht presidentin Tramp (Trump) ai u përgjigj me shprehjen: “sigurisht”.


Duhet të mbrosh interesin tënd kombëtar para çdo gjëje tjetër. Kjo është ajo që duhet të bësh për ta bërë këtë punë siç duhet”, - tha ai, duke shtuar se ishte i shqetësuar për vendimin e presidentit Tramp (Trump) për të filluar një konflikt me Iranin dhe siguroi se ai nuk do të përmbahet nga të thënë atë që mendon se është e drejtë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page