top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI I JASHTËM BRITANIK DEIVID LEMI (DAVID LAMMY) U KAP DUKE PESHKUAR NË UJËRA TË ËMBLA I PAPAJISUR ME LEJE NGA AUTORITETI PËRGJEGJËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 14
  • 2 min read
ree

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Sekretari i Jashtëm Britanik, Deivid Lemi (David Lammy), i është drejtuar vetë organit mbikëqyrës të mjedisit pasi shkoi për të peshkuar në një pellg me krapë me zëvendëspresidentin e ShBA-ës, JD Vens (Vance), pa licencë”, tha të mërkurën Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.


Ministri Lemi (Lammy), i cili, nuk arriti të kapë asnjë peshk gjatëpeshkimit në rezidencën e tij rurale në Çevenenig (Chevening) në Kent, në juglindje të Londrës, nuk kishte lejen e nevojshme për të peshkuar me kallam peshq të ujërave të ëmbla si krapi.


Sekretari i Jashtëm i ka shkruar Agjencisë së Mjedisit në lidhje me një mbikëqyrje administrative që nënkuptonte se licencat e duhura nuk ishin marrë për peshkim në një liqen privat si pjesë e një angazhimi diplomatik në Çevening (Chevening) House javën e kaluar”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.


Gjatë vizitës, zv/Presidenti Vens (Vance), i cili është me pushime me familjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar, bëri shaka duke thënë:

1- “Fatkeqësisht, e vetmja pengesë në marrëdhënien e veçantë është se të gjithë fëmijët e mi kapën peshk, por sekretari i jashtëm jo”.


Ministria e Jashtme sqaroi se licencat përkatëse u nxuarrën pasi Sekretari Lemi (Lammy) u njoftua për nevojën për pajisjen me to.


Ai gjithashtu i shkroi Agjencisë së Mjedisit duke i njoftuar ata për gabimin, duke demonstruar se si do të korrigjohej dhe duke i falënderuar ata për punën e tyre në mbrojtjen e peshkimit të Britanisë”, tha Ministria.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page