MBRETËRIA E BASHKUAR | DAUNING STRITI (DOWNING STREET): ITALIA + GJERMANIA + BRITANIA PO PUNOJNË MBI MUNDËSITË PËR TË MBROJTUR ANIJET NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Duke punuar së bashku mbi një sërë opsionesh për të mbrojtur anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit, në përgjigje të kërcënimeve në rritje nga Irani; udhëheqësit e Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë - Xhorxha (Giorgia) Meloni, Keër Starmër (Keir Starmer) dhe Fridrish Merc (Friedrich Merz) - ranë dakord në telefonata të ndara”.
Kështu njoftoi Dauning Striti (Downing Street).
Udhëheqësit theksuan rëndësinë jetike të lirisë së lundrimit dhe ranë dakord për një koordinim të ngushtë në ditët në vijim.
Telefonatat u zhvilluan vonë dje në mbrëmje dhe kishin të bënin me situatën aktuale në Lindjen e Mesme.
Zëdhënësi i Kryeministrit Starmër (Starmer) përsëriti se Londra po punon ngushtë me vendet aleate mbi opsionet për të mbështetur transportin tregtar në Ngushticën e Hormuzit ndërsa peizazhi i kërcënimeve evoluon, por pa hyrë në specifikat e masave që po merren në konsideratë në funksion të trajtimit në praktikë të çështjes.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments