top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | AMBASADORI I SHBA-ës UORËN STEFNS (WARREN STEPHENS): ANULIMI I VIZITËS SHTETËRORE TË MBRETIT KARL (CHARLES) III NË SHBA-ës DO TË ISHTE GABIM I RËNDË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Ambasadori i ShBA-ës në Mbretërinë e Bashkuar, Uorën Stefns (Warren Stephens), tha se do të ishte një gabim i rëndë të anulohej vizita shtetërore e Mbretit Karl (Charles) III në ShBA-ës, e planifikuar për muajin e ardhshëm, mes tensioneve të fundit midis Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Kryeministrit Keër Starmër (Keir Starmer) për shkak të luftës me Iranin.


Deklarata e tij ishte pjesë e një fjalimi që ai mbajti në Dhomën Britanike të Tregtisë në Londër.


Ambasadori Stefns (Stephens) e përshkroi gjithashtu marrëdhënien speciale midis dy vendeve si të pathyeshme, duke iu përgjigjur thashethemeve të shtypit për një shtyrje të mundshme të vizitës, e cila, nuk është pohuar nga burime zyrtare.


Pothuajse njëkohësisht, Presdenti Tramp (Trump) iu rikthye kritikave të ashpra ndaj Kryeministrit Starmër (Starmer) në Uashington, duke thënë se gatishmëria e tij për të siguruar anije për të siguruar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit ishte shumë vonë, madje shkoi aq larg sa i quajti transportuesit britanikë të avionëve si lodra, duke pasur parasysh mungesën e tyre aktuale për vendosje.


Në të njëjtën kohë, megjithatë, Presidenti Tramp (TrumP) shprehu besimin e tij se vizita e Mbretit Karl (Charles) III do të vazhdojë sipas planit”, e thënë kjo sipas mediave britanike.


Ai është një mik i imi, është një zotëri i vërtetë”, tha Presidenti Tramp (Trump) për sovranin.


Data e vizitës jashtë vendit të Mbreti Karl (Charles) III dhe Mbretëreshës Kamilë (Camilla) nuk është caktuar ende, por pritet muajin tjetër, si pjesë e festimeve për 250-vjetorin e pavarësisë së ShBA-ës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page