top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBI OPERACIONIN E POLICISË SË SHTETIT TË KODUAR “SYRI”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 13, 2023
  • 2 min read

Lagjia 1 Maji, Vlorë, Shqipëri | Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë, me akuzën penale të trafikut të bimëve narkotike. Mësohet se në pranga ka rënë z. Gregor Likaj, i cili akuzohet nga autoritetet shtetërore si i përfshirë në trafikimin drejt Italisë të një sasie bimësh narkotike që llogaritetet të ketë qenë afërsisht 1 ton. Kapja e tij u bë e mundur nga operacioni i koduar “Syri”, ndërsa i dyshuari z. Likaj, qëndronte i fshehur në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Ai së bashku me 5 persona të tjerë, në vitin 2022, u përpoqën që të trafikonin drejt italisë, plot 992 kg bimë narkotike, të llojit kanabis. Në lidhje me këtë çështje, Policia e Shtetit ka lëshuar një deklaratë, me përmbajtjen e mëposhtëme: Vlorë/Falë inteligjencës informative, strukturat operacionale dhe ato hetimore të DVP Vlorë lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar për trafikimin e rreth 1 ton marijuanë, në Itali. 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “Syri”, të zhvilluar në korrik të vitit 2022. Strukturat operacionale dhe ato hetimore të DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Syri”, i cili fshihej në lagjen “1 Maji”, Vlorë, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle dhe si rezultat, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin në kërkim G. L., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 10.08.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi G. L., në bashkëpunim me 5 shtetasit e arrestuar në muajin korrik të vitit 2022, në Vlorë, dyshohet se ka transportuar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë (të ndarë në 153 pako), me 3 skafe, drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellësi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë. Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Syri”, që goditi ketë rast të trafikimit të lëndëve narkotike, u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n, Delta Forcë, Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Policinë Kriminale, në Policinë e Shtetit. Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan lënda narkotike, 2 automjete dhe 4 mjete lundruese që u përdorën për transportimin e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page