MBI 30 KOMPANI UKRAINASE DO TË MARRIN PJESË NË KONFERENCËN E RINDËRTIMIT NË JAPONI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 6, 2024
- 1 min read
Tokio, Japoni | Më shumë se 30 kompani ukrainase pritet të marrin pjesë në një konferencë në Tokio, këtë muaj, që do të fokusohet në rindërtimin e ekonomisë së Ukrainës.
Konferenca Japoni-Ukrainë për Nxitjen e Rindërtimit Ekonomik do të mbahet më 19 shkurt 2024.
Delegacioni i kompanive ukrainase do të marrë pjesë gjithashtu në një forum dypalësh të shkëmbimit të biznesit që do të organizohet të nesërmen nga dhomat e tregtisë ukrainase, japoneze dhe të Tokios.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

























Comments