KOMANDANTI I PËRGJITHSHËM I USHTRISË KOMBËTARE LIBIANE ME SELI NË LIBINË LINDORE MARSHALLI KHALIFA HAFTAR NJOFTOI NISJEN E “VIZIONIT 2030” PËR MODERNIZIMIN E FORCAVE TË ARMATOSURA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 10
- 1 min read

Bengazi, Libi | Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA), me seli në Libinë lindore, Marshal Khalifa Haftar, njoftoi nisjen e “Vizionit 2030” që synon ndërtimin e forcave të armatosura moderne të afta për t'u përballur me sfidat rajonale dhe ndërkombëtare, duke ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë vendin dhe duke mbetur një shtyllë e unitetit kombëtar.
Njoftimi u bë në Bengazi gjatë një ceremonie solemne që shënoi 85-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Libiane, ku morën pjesë udhëheqja ushtarake e Komandës së Përgjithshme të LNA-së.
Në fjalën e tij, Marshalli Fushor libian (grada ekuivalente e një gjenerali me pesë yje) theksoi rëndësinë e disiplinës, trajnimit të vazhdueshëm dhe përparimeve teknologjike për të arritur gatishmëri të plotë operacionale dhe për të siguruar aftësinë për të mbrojtur Libinë nga çdo kërcënim.
Përvjetori, vërejti Marshalli Haftar, përfaqëson një homazh për sakrificat e mëdha të bëra nga Forcat e Armatosura në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, në mbrojtje të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial, duke riafirmuar besnikërinë e tyre ndaj Zotit, pastaj ndaj atdheut dhe ndaj vullnetit të popullit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments