top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË MAROK GJENDEN MË SHUMË SE 7.4 MILIONË ANALFABETË | 27.9% MBI 15 VJEÇ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 16
  • 1 min read
ree

Rabat, Marok | Regjistrimi i fundit zbuloi se 27.9% e marokenëve mbi 15 vjeç janë ende analfabetë, një shifër që sjell vite planesh ambicioze dhe burime financiare të ndara për të përballuar problemin.

 

Kryetarja e Gjykatës së Audituesve, Zineb El Adaoui, qortoi qeverinë gjatë një seance dëgjimore në Parlament.

 

Strategjitë e miratuara deri më tani nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara, pavarësisht përpjekjeve të bëra dhe fondeve të mëdha të alokuara”, tha ajo.

 

Në vitin 2023, buxheti i Agjencisë Kombëtare për Luftën kundër Analfabetizmit arriti në 371 milionë dirhemë, krahasuar me 182 milionë në vitin 2014.

 

Përfituesit e programeve u rritën nga 674000 në periudhën kohore mes viteve 2014-2015 në 852000 në periudhën kohore mes viteve 2022-2023.

 

Në dhjetë vjet, më shumë se 7.7 milionë njerëz janë regjistruar në këto programe, por përqindja e popullsisë analfabete mbetet shumë e lartë; në vitin 2024, më shumë se 7.4 milionë marokenë nuk mund të lexojnë apo të shkruajnë, një shifër që vazhdon të përfaqësojë një njollë në vend që synon t'i bashkohet grupit udhëheqës të vendeve në zhvillim.

 

Për të ndryshuar trendin, znj. Zineb El Adaoui propozon një zgjidhje radikale; krijimin e një programi të bashkërenduar midis shtetit dhe Agjencisë Kombëtare për luftën kundër analfabetizmit.

 

Ky partneritet duhet të rezultojë në përcaktimin e objektivave të qarta, të sakta dhe të matshme, si dhe në një afat kohor rigoroz për arritjen e tyre.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page