top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MARIUS TELAJ U PLAGOS ME ARMË ZJARRI NË SELANIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 20, 2023
  • 1 min read

Selanik, Greqi | Z. Marjus Telaj, me moshë 31 vjeç, u plagos me armë zjarri në Selanik. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i kryerjes së aktit kriminal ndaj z. Telaj ndodhej në një bar kafe, së bashku me babanë e tij.

Sapo z. Telaj ka mbërritur aty, i shoqëruar nga i vëllai, dhe një qytetare greke, me të cilën bashkëjetonte, ka nisur një përleshje, gjatë së cilës ai shtiu dy herë duke e plagosur z. Telaj në këmbë.

Autori i dyshuar i veprës penale, së bashku me të atin, u larguan menjëherë nga vendi i krimit.

Tashmë ata janë shpallur në kërkim policor.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page