MARIO GUXO SHQIPTAR I LINDUR NË ATHINË U KAP NGA POLICIA GREKE ME 25 KG HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 14, 2024
- 1 min read
Athinë, Greqi | Z. Mario Guxo, me moshë 29 vjeç, u arrestua nga strukturat e policisë greke. Ai është lindur në Athinë, dhe i punësuar si DJ, në lokale të ndryshme të Athinës, ku edhe e tregtonte drogën.
Z. Guxo u arrestua në flagrancë duke transportuar dy pako me 25 kg hashash.
Ai kishte tërhequr pranë shërbimit postar “Fedex” pakot e mbërritura për z. Joanis Paraskeopulos (gjeneralitete të rreme të një mjeti identifikimi grek).
Dyshohet se z. Goxo e ka kryer këtë veprimtari edhe herë të tjera.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















Comments