MARINA KINEZE E USHTRISË ÇLIRIMTARE POPULLORE FILLOI MANOVRA DETARE ME IRANIN + RUSINË TË KODUARA “RRIPI I SIGURISË 2025” QË DO TË ZGJASIN DERI TË ENJTEN.


Pekin, Kinë | Stërvitjet e përbashkëta detare midis Kinës, Rusisë dhe Iranit, të quajtura “Rripi i Sigurisë 2025” filluan të dielën pasi flotilja e Pekinit mbërriti në ujërat pranë portit iranian të Çabaharit (Chabahar), duke iu bashkuar njësive të dislokuara nga dy vendet e tjera.
Kështu njofton Marina e Ushtrisë Çlirimtare Popullore, duke saktësuar se operacionet do të vijojnë deri të enjten.
Ministria e Mbrojtjes e Kinës njoftoi të dielën se së shpejti do të zhvillonte manovra me Rusinë dhe Iranin, ndërsa marina kineze do të dërgonte një destrojer dhe një anije furnizimi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments