top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MARINA AMERIKANE PARALAJMËRON ANIJET TË KENË KUJDES TË MADH NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 13, 2023
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Disa ditë pas marrëveshjes midis Uashingtonit dhe Teheranit, për lirimin e pesë iraniano-amerikanëve në këmbim të lirimit të 6 miliardë dollarëve, të fondeve iraniane, të ngrira në bankat e Koresë së Jugut, marina amerikane ka paralajmëruar anijet që kalojnë tranzit në Gjirin Persik, që të qëndrojnë larg nga ujërat iraniane për të shmangur konfiskimet e mundshme. Zëdhënësi i Flotës së Pestë të SHBA, të vendosur në zonën e Gjirit, dhe me seli në Bahrein, Timëti Hokins (Timothy Hawkins), bëri të ditur se ata që kalojnë tranzit në zonën e Gjirit Persik po marrin paralajmërime për “masat e duhura për të minimizuar rrezikun e rrëmbimit në bazë të tensionet aktuale rajonale, të cilat ne po përpiqemi t'i ulim. Anijet këshillohen të kalojnë tranzit sa më larg nga ujërat territoriale iraniane”, shtoi oficeri. Paralajmërimi - thekson portali informativ “Iran International” - tregon se tensionet mbeten të larta rreth ngushticës së Hormuzit, ku Irani kapi cisternat e naftës në fund të prillit, dhe në fillim të majit. Njoftimi tregon gjithashtu se Uashingtoni do të kishte pak besim në qëllimet e Teheranit, edhe nëse ata kanë negociuar fshehurazi marrëveshjen e fundit. Disa burime thonë se marrëveshja shkon përtej lirimit të pengjeve, dhe SHBA-të do të bien dakord të lirojnë të gjitha fondet iraniane të ngrira jashtë vendit, duke përfshirë 11 miliardë dollarë në Irak, dhe 3 miliardë dollarë në Japoni, në këmbim të zotimit të Teheranit për të mos pasuruar uranium përtej pastërtisë 60%. Të hënën më 7 gusht, Marina e SHBA njoftoi se rreth 3000 ushtarë po arrinin në Gjirin Persik, në bordin e dy njësive detare, USS Batan dhe USS Carter Hall. USS Bataan është një anije sulmi amfibe që mund të mbajë avionë me krahë fiks dhe rrotullues, si dhe anije uljeje. Uss Carter Hall, një anije zbarkim portuale, transporton marinsat, pajisjet e tyre dhe i zbarkon në breg. Avionët luftarakë F-16 dhe F-35 ishin vendosur në javët e mëparshme, ndërsa palët punonin për një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve. Nga ana e tij, Gardianët e Revolucionit Islamik, Pasdaranët, kanë kryer stërvitje javët e fundit pranë tre ishujve iranianë në Gjirin Persik, dhe kanë pohuar se kanë shtuar në arsenalin e tyre një raketë të re me rreze veprimi prej 600 kilometrash për të mbrojtur. territorin e ishujve. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page