top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MALISHEVË | U ARRESTUAN DENIS ZOGAJ; NDERIM BYTYQI; ASTRIT HOXHA; KASTRIOT PAÇARIZI; KUJTIM BYTYQI; ELTON HOTI; DEFORMIM I VULLNETIT TË POPULLIT I USHTRUAR GJATË VOTIMEVE TË DATËS 28.12.2025.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 29
  • 2 min read

Malishevë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan:

1- Z. Denis Zogaj.

2- Znj. Eliona Kryeziu.

3- Z. Nderim Bytyqi.

4- Znj. Njomza Guncati.

5- Z. Astrit Hoxha.

6- Znj. Albesa Krasniqi.

7- Z. Kastriot Paçarizi.

8- Znj. Fatime Krasniqi.

9- Z. Kujtim Bytyqi.

10- Z. Elton Hoti.

11- Znj. Eronë Kryeziu.

12- Znj. Besa Mazreku.

13- Z. Enis Hoti.

14- Z. Arbër Kastrati.

15- Z. Nexhat Krasniqi.


Proceduan penalisht:

1- Dyzet e tetë (48) subjekte të tjerë.


Ata konisderohen subjekte të përfshirë në deformimin e vullnetit të Popullit; i ushtruar gjatë procesit zgjedhor të datës 28.12.2025 (për zgjedhjet parlamentare).


Konkretisht, ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për për falsifikim të rezultatit të votimit (produkt i manipulimit të procesit të numërimit të votave).


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


Njoftim | Prizren, 29 Janar 2026 - Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, si dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), respektivisht në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren, po vazhdojnë hetimet e zgjeruara lidhur me grupin e dytë të dyshuarve, në Prizren.


Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parashikuara në Kapitullin XVIII lidhur me shkeljen e të drejtave të votimit dhe Kapitullit XXXIII Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Duke marrë parasysh interesimin e madh të mediave, Prokuroria Themelore në Prizren njofton se gjatë ditës, pas intervistimit të të dyshuarve në polici, do të lëshohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejme hetimore, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page