MALI I RRENCIT; LEZHË | U ARRESTUAN SERXHIO BREGNA (MATIJA); MATEO BREGNA; FLORJAN FRATIJA | U KAPËN ME 3334 FIDANË HASHASHI (OPERACIONI POLICOR I KODUAR “KOORDINATA”).
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 25
- 2 min read

Mali i Rrencit, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Serxhio Bregna (i njohur edhe si Serxhio Matija), me moshë 30 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.
2- Z. Mateo Bregna, me moshë 25 vjeç (vëlla me të lartpërmendurin, të shpallur në kërkim policor nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, për veprën penale të parashikuar si:
a)- “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
3- Z. Florjan Fratija, me moshë 30 vjeç.
Njoftim | Lezhë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Stacionit të Policisë Shëngjin, në Malin e Rrencit u evidentua një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., alias S. M., 30 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, person i shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, për veprën penale plagosja e lehtë me dashje.
Në vijim të operacionit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 25 vjeç, (vëllai i të arrestuarit) dhe F. F., 30 vjeç, të dy banues në Velipojë, Shkodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë punën për kapjen e tyre.
Të dy vëllezërit, S. B. dhe M. B., rezultojnë persona të shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë operacionit u sekuestrua një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës.
Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.
Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments