DURRËS: POLICIA E SHTETIT NDËRMORI MASA TË RREPTA PËR ZHVILLIMIN E GJYQEVE TË MASAVE TË SIGURIMIT PËR 7 TË ARRESTUARIT E OPERACIONIT POLICOR TË KODUAR “ENIGMA” TË ZHVILLUAR NË LALËZ | EMRAT 1 PËR 1.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 days ago
- 1 min read

Gjiri i Lalzit, Durrës, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit ofruan siguri maksimale për zhvillimin e procesit gjyqësor ndaj të arrestuarve të operacionit të koduar “Enigma”.
Gjyqi ndaj tyre lidhet me shiqptimin e masave të sigurimit vetjak.
Konkretisht bëhet fjalë për:
1- Z. Xhevdet Plaku (i njohur si “Akili”), i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar sepse ishte i arratisur nga burgu i Ankonës në muajin janar të këtij viti.
2- Z. Flobens Meçja (i njohur me nofkat -mbiemrat - “Gega” dhe “Drini”, nga Shkodra, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e dosjes penale të koduar “Plumbi i Artë”.
3- Z. Voltan Xhani.
4- Z. Jugert Xhani.
5- Z. Oltion Hasani.
6- Z. Fatjon Qesja.
7- Alfred Hasanaj.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments