MADRID | AUTORI MEKSIKAN GONZALO KELORIO (CELORIO) FITOI ÇMIMIN LETRAR “CERVANTES 2025”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Çmimi prestigjioz “Cervantes” - nderi më i lartë letrar në spanjisht - iu dha shkrimtarit, eseistit dhe redaktorit meksikan Gonzalo Kelorio (Celorio).
Njoftimi u bë në Madrid, nga z. Ernest Urtasun, kreu i Ministrisë së Kulturës.
Zyrtari qeveritar e shpjegoi çmimin duke shpjeguar se gjatë më shumë se pesë dekadave, z. Kelorio (Celorio) ka konsoliduar një zë letrar me elegancë të jashtëzakonshme dhe reflektim të thellë, në të cilin, ai kombinon qartësinë kritike me një ndjeshmëri narrative që eksploron nuancat e identitetit, edukimit emocional dhe humbjes.
Romancieri, i lindur në Meksiko Siti (Mexico City) më 25 mars të vitit 1948, pason spanjollët Álvaro Pombo, fituesin e vitit të kaluar, dhe Luis Mateo Díez, i cili, mori çmimin në vitin 2023.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments