MACRON THËRRET AL-SISIN DHE EMIRIN E KATARIT PËR NEGOCIATAT E PENGJEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 19, 2023
- 1 min read

Paris, Francë | Presidenti francez Emanuel Makron (Emmanuel Macron) pati dje, në orët e vona të mbrëmjes, biseda telefonike me homologun e tij egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, dhe me emirin e Katarit, Tamin ben Hamad al-Thani, me të cilin, diskutoi negociatat në vazhdim, për lirimin e pengjeve izraelite, të mbajtur nga Hamasi, dhe për një armëpushim, në luftimet në Gaza.
Pallati Elize (Elysee) e bën të ditur fakt.
“Tre krerët e shteteve - shkruan presidenca franceze - bënë një bilanc të situatës së pengjeve dhe veprimeve të ndërmarra për lirimin e tyre”, dhe Presidenti Makron kujtoi se lirimi i pengjeve, nga të cilët 8 francezë, përbën një prioritet absolut për Francën, dhe duhet të ndodhë pa vonesë.
Kreu i Pallatit Elize (Elysee) nënvizoi nevojen për një armëpushim të menjëhershëm, që çon në një armëpushim, ndërsa viktimat civile, në Gaza, po bëhen gjithnjë e më të shumta.
Nga ana e tij, presidenti egjiptian al-Sisi - shkruan presidenca egjiptiane në Facebook - këmbënguli në nevojën për një armëpushim të menjëhershëm, dhe në zgjerimin e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës, dhe nënvizoi përpjekjet e bëra nga Kajro, për të mirëpritur palestinezët e plagosur, dhe për të evakuuar shtetas të huaj nga Gaza.
Ndërkohë që po zhvillohej biseda trekëndore mes Parisit, Dohas dhe Kajros, ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, ndodhej në Katar, vend i cili, nga ana e tij, po përpiqet të ndërmjetësojë pengjet, si pjesë e një turi diplomatik në Lindjen e Mesme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
























Comments