top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LONDËR | 4 VETA U ARRESTUAN NËN AKUZË SE PROJEKTUAN PAMJE TË PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) SË BASHKU ME ABUZUESIN SEKSUAL TASHMË TË VDEKUR XHEFRI EPSTEIN (JEFFREY EPSTEIN).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 17
  • 2 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Katër subjekte.

 

Ata konsiderohen doras për projektimin e pamjeve (imazheve) të Presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) së bashku me abuzuesin seksual tashmë të vdekur Xhefri Epstein (Jeffrey Epstein).


Pamjet u projektuan në Kështjellën Uindsor (Windsor), ku presidenti amerikan do të pritet nga Mbreti Karl (Charles) III gjatë vizitës së tij shtetërore në Britaninë e Madhe.

 

Më herët të martën, protestuesit shpalosën një banderolë me një fotografi të Presidentit tramp (Trump) dhe të z. Epstein pranë Kështjellës Uindsor (Windsor).

 

Policia tha në një deklaratë se katër subjekte (me moshë madhore) u arrestuan me dyshimin për komunikime keqdashëse pas një projeksioni të paautorizuar në Kështjellën Uindsor, të cilin, e përshkroi si mashtrim publik.

 

Të katërt mbetën në paraburgim.

 

Një mbishkrim që thoshte “Për Xhefin (Jeff) ti je më i madhi!”, u projektua në kështjellën Uindsor.

 

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-ës javën e kaluar bënë publike një letër ditëlindjeje që Presidenti tramp (Trump) dyshohet se ia shkroi z. Epstein më shumë se 20 vjet më parë, megjithëse Shtëpia e Bardhë e ka mohuar autenticitetin e saj.

 

Letra u projektua gjithashtu në kështjellë, së bashku me fotografi të viktimave të z. Epstein, klipe lajmesh rreth çështjes dhe raporte policore.

 

Publikimi i letrës ka sjellë vëmendje të re ndaj një çështjeje që është bërë një problem politik në sytë e presidentit.

 

Edhe pse ai i ka nxitur mbështetësit e tij të heqin dorë nga kjo temë, oreksi për detaje rreth krimeve të z. Epstein dhe kush tjetër mund të ketë ditur për to ose të ketë qenë i përfshirë me të ka mbetur i lartë.

 

Presidenti Tramp (Trump) ishte mik me z. Epstein përpara se të bëhej president, por pati një grindje me ish-financierin vite para vdekjes së tij në burg në vitin 2019.

ree

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page