top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LIPJAN: U ARRESTUAN PUNONJËSIT E POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS IBRAHIM NELA; ARTIDON KONXHELI; LIRIDON RRAHMANI; ALBIAN RATKOCERI; ENDRIT BEQIRI | AGON ZEJNULLAHU U VDIQ NDËR DUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 7
  • 2 min read
ree

Prishtinë, Republika e Kosovës | Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë vendore kreu arrestimin e punonjësve të Policisë që u përfshinë në arrestimin e:

1- Z. Agon Zejnullahu, i cili, vdiq në vendin e ngjarjes.

Z. Agon Zejnullahu.
Z. Agon Zejnullahu.

Të arrestuarit janë:

1- Z. Ibrahim Nela.

2- Z. Artidon Konxheli.

3- Z. Liridon Rrahmani.

4- Z. Albian Ratkoceri.

5- Z. Endrit Beqiri.


Pezullimi nga detyrat dhe më pas arrestimi i tyre u krye në mënyrë që hetimet penale paraprake të vdekjes së z. Zejnullahu të kryen në mënyrë sa më të drejtë dhe sa më të paanëshme nga pikëpamja proceduriale penale.

Pamje nga përpjekjet e punonjësve të Policisë së Republikës së Kosovës për arrestimin e të ndjerit.

KOMUNIKATË PËR MEDIA | ARRESTOHEN PESË ZYRTARË POLICORË LIDHUR ME INCIDENTIN NË LIPJAN. 👇👇👇


Prishtinë/Lipjan, 07 korrik 2025.


Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Shtetit janë duke vazhduar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me vdekjen e një qytetari në Lipjan dhe reagimin e zyrtarëve policorë në këtë incident.


Sot në orët e mbrëmjes, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë ftuar për intervistim në IPK në cilësinë e të dyshuarve pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor (një rreshter dhe katër zyrtarë policorë).


Pas intervstimit të tyre dhe pas administrimit edhe me dëshmitë e tjera që janë siguruar sot pas veprimeve hetimore, që të pesë zyrtarët policorë janë arrestuar si të dyshuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.


Në kuadër të hetimit pritet të ndërmerren edhe shumë veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë incident si dhe priten edhe rezultatet e ekzaminimeve përfshirë ato mjeko-ligjore, thuhet në komunikatën zyrtare.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page