LIBIA GODET ME DRONË TURQ “BAYRAKTAR TB2” TRAFIKANTËT E DROGËS DHE TË QENIEVE NJERËZORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 25, 2023
- 1 min read
Updated: Aug 10

Tripoli, Libi | Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Unitetit Kombëtar (GUN), dega ekzekutive e Libisë, e njohur nga OKB-ja me bazë në Tripoli, njoftoi sot se kishte kryer sulme ajrore kundër strehimeve të kontrabandistëve të karburantit, trafikantëve të drogës dhe të emigracionit të paligjshëm. “Sulmet ishin të suksesshme dhe arritën objektivat e dëshiruara”, njofton Ministria e Mbrojtjes, duke shtuar se bastisjet u kryen në rajonin perëndimor të Tripolitanisë. “Ne i kërkojmë popullatës që të bashkëpunojë derisa të arrihen të gjitha qëllimet”, shtohet në shënimin e shkurtër. Më parë, burime ushtarake libiane thanë për mediat se disa dronë goditën pozicionet që i përkisnin grupeve të armatosura të lidhura me një deputet, me z. Ali Abu Zariba, në rrethin Abu Surra, në qytetin Zawiya, rreth 50 kilometra në perëndim të Tripolit, dhe në portin Maya. Sipas Zaribës, disa banorë pësuan lëndime dhe u transferuan në spitalin Abu Surra. Z. Emadeddine Badi, një analist libian në Iniciativën Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional, një organizatë joqeveritare ndërkombëtare me bazë në Gjenevë, shkroi në Twitter se sulmet u kryen nga dronët turk Bayraktar TB2. “Kjo lëvizje ka të ngjarë të çojë në një formë përshkallëzimi”, komenton eksperti.
Comments