LIBAN: SULMI IZRAELIT NË JUG VRAU TRE ANËTARË TË HEZBOLLAHUT QË ISHIN DUKE UDHËTUAR ME MAKINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 2, 2024
- 1 min read
Liban | Një sulm ajror i nisur nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Libanin jugor vrau tre anëtarë të partisë shiite pro-iraniane Hezbollah, të cilët, po udhëtonin me një makinë.
Këtë e ka bërë të ditur portali izraelit i lajmeve “Ynet”, duke cituar një raport, sipas të cilit, një nga objektivat e eliminuar, ishte një anëtar i rangut të lartë të lëvizjes islamike.
Makina e shënjestruar nga IDF u godit nga një dron.
Përleshjet në Libanin jugor midis forcave izraelite dhe Hezbollahut filluan pas sulmit terrorist të 7 tetorit 2023 nga lëvizja islamike palestineze Hamas kundër shtetit hebre.
Që atëherë, milicitë e partisë shiite pro-iraniane me bazë në Libanin jugor kanë filluar të kryejnë sulme të përditshme kundër pozicioneve izraelite në kufirin mes dy vendeve, në mbështetje të Gazës.
Këtë javë, shefi i shtabit të IDF-së, Herzi Halevi, paralajmëroi se Hezbollahu do të paguajë një çmim shumë të lartë për sulmet e tij në veri të shtetit hebre.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments