KREU I HEZBOLLAHUT SHEIKU NAIM KASEM (QASSEM) I OFROI IRANIT TË GJITHA FORMAT E MBËSHTETJES NË LUFTËN KUNDËR IZRAELIT | I SHPALLI LUFTË IZRAELIT DHE AMERIKËS BASHKË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 19
- 3 min read

Bejrut, Liban | Sheiku Naim Kasem (Qassem) i ofroi Iranit të gjitha format e mbështetjes në luftën e tij kundër Izraelit dhe ShBA-ës, në një fjalim të mbajtur të enjten në mbrëmje.
Sheiku Kasem (Qassem) deklaroi se programi bërthamor i Iranit dhe përpjekjet e pasurimit të uraniumit kishin për qëllim qëllime paqësore, të cilat, Irani synon t'i shërbejë dhe t'i çojë përpara njerëzit e tij.
“Nuk dëmton askënd në asnjë mënyrë; përkundrazi, përfaqëson një kontribut të madh shkencor në përparimin e Iranit dhe të rajonit, duke u mbështetur në aftësitë e veta pa tutelën e huaj”, tha ai.
Ai argumentoi më tej se bota nuk dëshiron që Irani të jetë një far besimi, dijeje dhe lirie që shkëlqen në të gjithë rajonin dhe botën, dhe që do të ishte i dobishëm për Iranin dhe të shtypurit.
Më pas, ai i drejtoi kritikat e tij ndaj Presidentit të ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), konkretisht për kërcënimet e tij për të sulmuar Iranin në mbështetje të Izraelit.
“Amerika po e çon rajonin në kaos dhe paqëndrueshmëri, dhe botën në kriza të hapura, dhe do t’i sjellë vetëm turp, çnderim dhe dështim.
Irani ka të drejtë të mbrohet dhe popujt e rajonit dhe njerëzit e lirë të botës kanë të drejtë të qëndrojnë me udhëheqësin e madh dhe me Iranin në një llogore”, tha ai.
Ai gjithashtu riafirmoi angazhimin e Hezbollahut për të qëndruar përkrah Iranit kundër Shteteve të Bashkuara në këtë konflikt, duke deklaruar se:
1- “Ne mbështesim pavarësinë tonë, çlirimin e tokës sonë dhe lirinë e vendimeve dhe zgjedhjeve tona”.
Ai u bëri thirrje të gjithë njerëzve të lirë të mblidhen rreth Ajatollahut dhe popullit të Iranit, duke deklaruar se:
1- “U bëjmë thirrje të gjithë njerëzve të lirë, të shtypurve, luftëtarëve të rezistencës, dijetarëve dhe atyre me mendime të shëndosha që të ngrenë zërin e tyre me zë të lartë dhe të demonstrojnë forcë, guxim dhe mbështetje duke u mbledhur rreth udhëheqjes më fisnike dhe më të nderuar të Imam Khameneit.
Uniteti ynë është mënyra për të penguar projektet hegjemonike dhe për të kontribuar në pengimin e qëllimeve të agresionit”.
Një zyrtar i lartë amerikan që vizitoi kryeqytetin libanez të enjten e dekurajoi grupin e armatosur të mbështetur nga Teherani, Hezbollahun, që të ndërhynte në luftën midis Iranit dhe Izraelit, duke deklaruar se:
1- “Ky do të ishte një vendim shumë i keq”.
I dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Tomas Berëk (Thomas Barrack), i cili, shërben gjithashtu si ambasador në Turqi, u takua me zyrtarë libanezë në Bejrut, ndërsa Irani dhe Izraeli shkëmbyen më shumë sulme në luftën e tyre disa ditore dhe ndërsa ShBA-ës vazhdojnë të bëjnë presion mbi Libanin që të çarmatoset Hezbollahu.
Pas takimit me Kryetarin e Parlamentit të Libanit, Nabih Berri, një aleat i ngushtë i Hezbollahut, z. Berëk (Barrack) u pyet se çfarë mund të ndodhte nëse Hezbollahu do të bashkohej në konfliktin rajonal.
Mund të them në emër të Presidentit Tramp (Trump), gjë që ai e ka shprehur shumë qartë, ashtu si edhe i Dërguari i Posaçëm Uitkof (Witkoff) se:
1- “Ky do të ishte një vendim shumë, shumë, shumë i keq”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments