LIBAN | DEPUTETI I ORGANIZATËS TERRORISTE HEZBOLLAH HASSAN FADLALLAH: DO TA THYEJMË VIJËN E VERDHË TË IZRAELIT NË LIBAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read
Bejrut, Liban | “Lëvizja shiite libaneze do ta thyejë vijën e verdhë përmes rezistencës”.
Kështu tha deputeti i organizatës terroriste Hezbollah Hassan Fadlallah, në një intervistë me agjencinë franceze të lajmeve “Afp”.
“Çdo zonë tampon ose vijë mbrojtëse e krijuar nga ushtria izraelite do të shkatërrohet”, tha deputeti Fadlallah, duke shtuar se askush në Liban nuk do të jetë në gjendje të çarmatosë rezistencën.
Lidhur me raundin e ri të negociatave të drejtpërdrejta me Izraelin, të planifikuara për të enjten, deputeti i Hezbollahut i bëri thirrje Presidentit libanez Jozef Aun (Joseph Aoun) të heqë dorë nga bisedimet e mëtejshme me Tel Avivin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments