LEZHË | U ARRESTUA ARDIT ISUFI; VJEDHJE ME ARMË E KRYER NË BASHKËPUNIM NË MBRETËRINË E SPANJËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 23
- 1 min read

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ardit Isufi, me moshë 45 vjeç.
Njoftim | Finalizohet operacioni i koduar “Aksi”.
Në pranga ka rënë një 45-vjeçar. Sipas Policisë shtetasi A. I. është pjesëtari i një grupi kriminal që akuzohet se ka kryer vjedhje me armë, në Spanjë.
Ai kap teksa lëvizte me automjet, te rrethrrotullimi i Shëngjinit, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë.
Në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Spanjë i kanë caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 45-vjeçari drejtonte automjetin tip “Benz”, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” dhe dokumenti i dyshuar i falsifikuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments