FSHATI BERZANË; LEZHË | ZEF KOLA U ARRESTUA; 150 RRËNJË HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 28
- 2 min read

Fshati Berzanë, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Zef Kola, me moshë 45 vjeç.
Njoftim | Lezhë / Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit, në një parcelë në fshatin Berzanë, janë gjetur dhe asgjësuar 150 bimë narkotike cannabis sativa.
Autori i dyshuar, shtetasi Z. K., 45 vjeç, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve të kryera me metoda proaktive, në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Berzanë, Njësia Administrative Zejmen, u zbulua një parcelë me 150 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.
Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjatë ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët dhe u arrestua shtetasi Z. K., 45 vjeç, banues në fshatin Berzanë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon, pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments