TIRANË | MBI VEPRIMTARINË KRIMINALE DHE TERRORISTE TË SUBJEKTEVE PRONARË TË SHOQËRISË TREGTARE TË AMBALLAZHIMIT TË UJIT “LAJTHIZA”.


Tiranë, Shqipëri | Paraditen e datës njëzet e pesë shtator të vitit dymijë e njëzet e gjashtë (25.09.2026) subjekte të paidentifikuar (meshkuj), punëmarrës të shoqërisë tregtare të amballazhimit të ujit të pijshëm “Lajthiza” në kundërshtim flagrant me legjislacionin në fuqi, të udhëzuar dhe të drejtuar kriminalisht nga shtetasi Hajri Elezaj, nga shtetasi Edison Elezaj (at e bir), nga etj … , por edhe nga shtetasi Zaim Hysenaj, shkatërruan gardhin që rrethonte një pjesë të perimetrit të sipërfaqes së oborrit të z. Leonard Nasufi, me pretendimin se ai gardh i ishte bërë pengesë shoqërisë “Lajthiza” që të kryente punime ndërtimi mbi një sipërfaqe toke prej tetëqind (800) metrash katërore; nga e cila treqind (300) metra katërore truall ndërtimi e pajisur me titull pronësie; nga e cila pesëqind (500) metra katërore oborr në përdorim, për të cilin z. Leonard Nasufi është në gjyq me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës; dëshiroj të theksoj fort jo në gjyq me shoqërinë tregtare “Lajthiza”.
Z. Leonard Nasufi dhe prindërit e tij e kanë pasur në zotërim këtë sipërfaqe toke që nga viti njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë (1980), por segmentet e korruptuara dhe të kriminalizuara të shtetit shqiptar pas viteve 1991 i kanë penguar për vite të tëra që të vendosnin të drejta pronësie mbi të.
Personalisht u investova rreth tre vjet duke ndjekur me përpikmëri procedurat administrative dhe arrita që z. Leonard Nasufi ta bëj pronar të ligjshëm të sipërfaqes prej treqind (300) metrash katërore truall ndërtimi.
Ashtu sikundër jam shprehur përpara oficerit të Policisë Gjyqësore X + Y, kur konstatova shkatërrimin e gardhit, fill komunikova me sallën operative të Policisë së Shtetit, gjatë komunikimit me të cilën parashtrova shkurtimisht rrethanat e fakteve penale që konstatova në terren dhe kërkova që në vendin e ngjarjes të paraqitej një patrullë policore për të kryer shoqërime në komisariatin më të afërt.
Pas disa minutash në vendin e ngjarjes u paraqit një patrullë policore e cila përbëhej nga dy subjekte (meshkuj), të cilëve u kërkova të më shoqëronin në komisariat së bashku me z. Leonard Nasufi (ndaj tyre do t’i drejtohem me akt të shkruar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore sepse nuk reaguan ndaj shtetasit Edison Elezaj kur më kanosi verbalisht me jetë; u treguan lepuj; njëri prej tyre ishte aq analfabet sa gjatë përpilimit të një akti policor nuk dinte se fshati Yrshek ishte pjesë e Qarkut të Tiranës; por jo vetëm, ata as nuk kishin numra identifikues në uniformën e Policisë së Shtetit).
Shtetasi Edison Elezaj shqiptoi kanosje verbale ndaj zotërisë tim sepse:
a) Kam mbrojtur interesat e ligjshme pronësore të z. Leonard Nasufi duke u mbështetur mbi Kushtetutë dhe mbi ligje; duke mos e lejuar familjen kriminale Elezaj që ta shpronësojë z. Leonard Nasufi jo vetëm me anë të dhunës dhe të terrorit psikologjik, por edhe duke bashkëpunuar kriminalisht me segmentet e kriminalizuar të shtetit shqiptar që kanë nën juridiksion lëndor dhe tokësor fshatin Yrshek, i cili është territor gjiriz dhe bastion i Agjenturës së Krimit Ordiner, i lënë qëllimisht jashtë juridiksionit të ligjit policor, procedurial penal dhe për pasojë edhe të atij penal.
b) E kam këshilluar z. Leonard Nasufi që të mos e pranonte një propozim verbal të shtetasit Hajri Elezaj, sipas të cilit, ai ishte i gatshëm t’i paguante një shumë të hollash nën dorë (nënkupto, jashtë sistemit bankar) për sipërfaqen e oborrit prej pesëqind (500) metrash katërore.
E kam këshilluar z. Leonard Nasufi të mos i krijonte kushtet dhe rrethanat kriminale shtetasit Hajri Elezaj që të pastronte para (të holla).
E kam këshilluar që të mos vetëinkriminohej duke fshehur të ardhura të përfituara jashtë sistemit bankar; duke fshehur tatimin mbi fitimin për atë shumë të hollash; duke kryer krim ekonomik kundër interesave të shtetit shqiptar.
Si kundërpërgjigje ndaj faktit se z. Leonard Nasufi refuzoi propozimin verbal të lartparashtruar, paraditen e datës njëzet e tetë gusht të vitit dymijë e njëzet e gjashtë (28.08.2026) shtetasi Hajri Elezaj e kanosi verbalisht me jetë brenda zyrave të shoqërisë tregtare të amballazhimit të ujit “Lajthiza” të gjendura në fshatin Yrshek.
Gjithashtu, ai i kërkoi verbalisht që mesazhe kanosëse me jetë, të dërgonte dhe ndaj zotërisë tim (Erton Duka), me pretendimin se e paskësha ngacmuar.
Me ngacmim ai nënkuptonte referimet që kam kryer te autoritetet e hetimit dhe të gjykimit penal si i përfshirë në kryerje veprash të rënda penale, në kryerje transkasionesh me vlerë qindra mijëra euro (€) të padeklaruara askund te autoritetet e zbatimit të ligjit, të holla të paguara ndaj subjekteve të cilëve u ka blerë prona të patundshme (subjekte që në fshatin Yrshek u përkasin strukturave të Krimit të Organizuar por edhe strukturave të Islamit Radikal, vehabist, që mbjellin dhunë dhe terror ndaj kujtdo që mund të mendojë t’i denoncojë), duke kryer shkelje penale të lidhur me pastrimin e parave nga një sërë pozitash të rënda penale (por edhe të fshehjes së të ardhurave, nga subjektet përfitues të atyre qindra mijëra eurove).
Është më se e vërtetë që e kam referuar; është akoma më e vërtetë që do ta referoj edhe në të ardhmen, jo vetëm atë, por, çdo këlysh të Agjenturës së Krimit Ordiner që vepron në fshatin Yrshek për të cilin marr vesh se përdhos Kushtetutën dhe ligjet; qindin u kam punuar; qindin do u punoj edhe në të ardhmen sa të kem frymë mbi këtë tokë, duke ushtruar ligjin policor, ligjin procedurial penal dhe atë penal.
Shtetasi kriptokriminal ordiner Hajri Elezaj përdori ndaj nesh shprehjen: “Majeni men ça do u boj”; e thënë në shqipen letrare: “Mbajeni mend se çfarë do ju bëj”.
c) Nuk kam pranuar të rekrutohem nga familja kriminale Elezaj, e cila, përfaqëson një nga mamuthët e Agjenturës së Krimit Ordiner që vepron në territorin e fshatit Yrshek, jo vetëm për shkelje penale të lidhura me pastrimin e parave, jo vetëm për pushtimin e pronave të qytetarëve me dhunë dhe me terror, dhe për shembjen e banesave të tyre sipas interesave të saj, por, edhe për çështje që lidhen me narkotrafikun ndërkombëtar; nga vitet dymijë (2000) e në vazhdim objektet e shoqërisë tregtare “Lajthiza” të gjendura në fshatin Yrshek, janë përdorur maksimalisht si vend magazinime të qindra e qindra kg lëndë narkotike; fakt penal që në fshatin Yrshek është sekret publik.
Familja kriminale Elezaj ka lënë gjurmë tejet të rënda kriminale edhe në një episod tjetër kriminal në raport me z. Leonard Nasufi dhe në raport me familjen e tij.
Rreth orës trembëdhjetë e tridhjetë (13:30) minuta, të datës tetë shtator dymijë e njëzet e gjashtë (08.09.2026), dy subjekte ushtrues funksionesh administrative (mashkull dhe femër) brenda radhëve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës me një automjet me ngjyrë të bardhë të pa pajisur me stemë identifikuese (automjet i pa loguar), njëri prej të cilëve i vetëprezantuar si Henri Mata, duke shkelur çdo normë institucionale dhe kanunore kanë hyrë pa leje në oborrin e banesës së tij të ligjshme dhe i kanë terrorizuar familjen duke trokitur ashpërsisht mbi xhamin e dritares së dhomës së ndenjies (fëmijët e mitur, bashkëshorten, dhe dy prindërit në moshë tejet të thyer, njëri prej të cilëve ulok me një këmbë në varr; nga dita në ditë pritet të vdesë).
Ai dhe ajo kërkonin dokumentacion pronësie të truallit, të banesës së ndërtuar mbi të, dhe të oborrit funksional të truallit, me pretendimin se duke i dalë ligjërisht për zot oborrit z. Leonard Nasufi kishte penguar punimet e ndërtimit të shoqërisë “Lajthiza”, të cilat, në kufi me pronat e tij të patundshme kanë filluar rreth orës dhjetë të paradites, të datës njëzet gusht dymijë e njëzet e gjashtë (20.08.2026) dhe po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite pa afishuar njoftim publik sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi mbi natyrën dhe kohëzgjatjen e tyre.
Gjatë këtyre punimeve me volum tejet të madh ku përdoren eskavatorë me zinxhirë, kamionë me katër akse, betoniere dhe autopompa betoni, u dëmtua matësi i ujit i familjes së tij; disa metra linarë tub i linjës me të cilën furnizohet me ujë nga ujësjellësi; kolektori kryesor i ndërtuar nga shteti, etj, …
Ai dhe ajo nuk lanë një kopje të njehësuar me origjinalin të aktit të nënshkruar nga shoqëria “Lajthiza” me qëllim që z. Leonard Nasufi të njihej me pretendimet e saj.
Ai dhe ajo lanë porosi verbale (jo akt të shkruar dhe të nënshkruar nga titullari i institucionit) që z. Leonard Nasufi të paraqitej të zyrat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të Bashkisë së Tiranës, porosi të cilën z. Leonard Nasfi mbështetur mbi këshillat e mia e hodhi poshtë si të pambështetur në legjislacionin në fuqi; si të shqiptuar nga pozitat e shpërdorimit me dashje të detyrës.
Këta dy subjekte institucionalë, ishin të shoqëruar nga shtetasi Hajri Elezaj.
Shtetasi Hajri Elezaj hyri në oborrin funksional të truallit dhe banesës së z. Leonard Nasufi me statusin e agjentit provokator në kundërshtim flagrant me çdo normë të së drejtës zakonore dhe me çdo normë që buron nga parimet e rendit tonë kushtetues me qëllim që ta shpronësojë me dhunë dhe me terror.
Në lidhje me sa më sipër, i bëj thirrje Administratës për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave (Drug Enforcement Administration) të ShBA-ës që të marri nën administrim këto deklarime në funksion të luftës institucionale që është objektiv i veprimtarisë së saj (autoritetet përgjegjëse të shtetit shqiptar tashmë kanë marrë dijeni për sa më sipër).



Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments