top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “UJI I FERRIT” (UJI I FTOHTË); VLORË | DAMIANO SELIMAJ DHE GERALDO PRENÇI NËN PROCEDURË PENALE; PLAGOSJA ME THIKË E VLADIMIR KRSMANOVIÇIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Lagjja “Uji i Ferrit” (Uji i Ftohtë), Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shoqëruan për intervistim:

1- Z. Damiano Selimaj, me moshë 22 vjeç.

2- Z. Geraldo Prençi, me moshë 26-vjeç.

 

Ata konsiderohen doras në plagosjen me armë të ftohtë (thikë) të:

1- Z. Vladimir Krsmanoviç, me moshë 39 vjeç.


Njoftim | Vlorë.


Sot, rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page