top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “TRE HERONJTË”; SHKODËR | ALTIN SHPENDI U ARRESTUA; SHTIU ME ARMË ZJARRI AUTOMATIKE NË AJËR GJATË NJË KONFLIKTI ME NJË SUBJEKT (MASHKULL).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 44 minutes ago
  • 2 min read

Lagjja “Tre Heronjtë”, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Altin Shpendi, me moshë 26 vjeç.


Njoftim | Shkodër.


Kanosi një shtetas duke qëlluar në ajër me armë zjarri, gjatë një konflikti për motive të dobëta.


Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga brenda nje kohe te shkurter pasi ndodhi konflikti.


Sekuestrohet arma e zjarrit, automatik.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Tre Heronjtë”, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.


Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. Sh., 26 vjeç.


Nga veprimet e para procedurale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Sh. ka kanosur shtetasin Xh. G., 20 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri, automatik, në ajër.


Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhe gjetjen e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se 26-vjeçari qëlloi në ajër gjatë konfliktit.


Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page