LAGJJA NR. 4; KORÇË | BENARD QELEMANI MBETI I PLAGOSUR ME ARMË TË FTOHTË (THIKË); NJË I MITUR ME MOSHË 17 VJEÇ U SHOQËRUA PËR INTERVISTIM POLICOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 4
- 1 min read

Lagjja Nr. 4, Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë morën dijeni se:
1- Benard Qelemani, me moshë 37 vjeç, mbeti i plagosur me armë të ftohtë (thikë).
Si doras konsiderohet një i mitur, me moshë 17 vjeç.
Njoftim | Në lagjen nr.4, Korçë, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi P. K., ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. Q., rreth 37 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin P. K.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments