DRENOVË; KORÇË | MONDI MEHMETLLARI U ARRESTUA; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR KLAUS (ANDI) MULLALLI; TREGTARË DROGE ME PAKICË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 23
- 2 min read

Drenovë, Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Mondi Mehmetllari.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Klaus (Andi) Mullalli, me moshë 37 vjeç, banues në Korçë.
Njoftim | Korçë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Drenova”.
Shpërndante lëndë narkotike, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.
Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i 50-vjeçarit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Sekuestrohet një pako me lëndë narkotike.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, në zbatim të planit të masave të hartuar për vitin 2026, me objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në zonën e Korçës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Drenova”.
Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 50 vjeç, banues në Drenovë, Korçë.
Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pako me rreth 104 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Nga hetimet rezultoi se 50-vjeçari bashkëpunonte me shtetasin K. M., alias A. M., 37 vjeç, banues në Korçë, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















Comments