top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “NR. 17”; DURRËS | GERIN ROKO U ARRESTUA; TREGTAR DROGE ME PAKICË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 49 minutes ago
  • 2 min read

Lagjja “Nr. 17”, Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gerin Roko, me moshë 22 vjeç.


Njoftim | Durrës.


Vijojnë goditjet kundër veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Coast”. Shpërndante lëndë narkotike kokainë në qytetin e Durrësit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 22-vjeçar.


Procedohet penalisht edhe një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës (thikë) Sekuestrohet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një mjet prerës (thikë).


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë dhe merrej me shpërndarjen e saj në qytetin e Durrësit, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen në flagrancë të këtij shtetasi.


Në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u finalizua operacioni policor i koduar “Coast”.


Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë, në lagjen nr. 17, Durrës, shtetasi G. R., 22 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi L. Gj., 21 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit G. R., në çantën e dorës iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.


Po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjet një tjetër sasi e dyshuar e së njëjtës lëndë.


Në total, u sekuestrua një sasi rreth 188.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.


Gjithashtu, në kuadër të operacionit, u procedua penalisht shtetasi L. Gj. për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ndodhej me shtetasin G. R. në lagjen nr. 17.


Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë, iu gjet një mjet prerës (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këto veprimtari kriminale.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page