“UJËVARA E SOTIRËS”; GRAMASH | ROBERT XHANGOLLI (ME BANIM NË DURRËS) U KONSTATUA I VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

“Ujëvara e Sotirës”, Gramash, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Robert Xhangolli, me banim në Durrës, u konstatua i vdekur.
Njoftim | Gramsh.
Informacion paraprak.
Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi R. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



























Comments